VIDEO/ Balliu mund ekipin ku u rrit, “tigri“ Falkao dhe portieri mposhtin Barcelonën dhe rrëmbejnë vendin e 5 në La Liga

Kjo e sotmja ishte një ndeshje mjaft e veçantë për Ivan Balliun. Mbrojtësi shqiptar ka zbritur në fushë kundër ekipit në të cilin është rritur, duke arritur që ti marë edhe fitoren në fund të 90 minutave. Rajo Vajekano ka mposhtur me shifrat minimale 1-0 Barcelonën dhe merr vendin e 5 në renditjen e La Ligas.

“Tigri“ Radamel Falkao ka shënuar golin e vetëm të takimit kur kronomentri shënonte minutën e 30. Katalanasit kanë marrë lojën në zotërim dhe kanë kërkuar me ngulm golin, por diçka e tillë nuk erdhi. Ekipi blaugrana flirtoi me barazimin në minutën e 72-të, por Depaji humb duelin me Dimitrevskin nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri bën heroin për Rajo Vajekanon dhe i jep mundësinë këtyre të fundit të dalin me 3 pikët në “xhep” nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Case14i/status/1453414461943975940

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *