Ballistët festojnë 30 vitet! Kjo tifozeri është krenari për Shqipërinë, teksa gjithmonë kanë shprehur dashurinë e tyre pa kushte për Kombëtaren kuqezi, duke mos njohur atë të Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë e Tetovës janë shpallur për herë të parë si kampion në kampionatin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2011. Një moment emocionues që të shkakton rrënqethje mishi ishte ajo kur 15.000 tifozë nisin që të këndojnë Besa-Besë. /Sport Ekspres/