Elis Bakaj është rikthyer tek goli, duke qenë vendimtar në suksesin e Shaktar Soligorskit ndaj Gorodeja. Sulmuesi arriti që të gjente rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Soligorskin tani e sheh veten në vendin e dytë me 45 pikë, por plot 9 pikë larg Bates, e cila ka një ndeshje më pak. Bakaj ishte në fushë për 90 minuta duke qenë një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës së tij. Në minutat shtesë erdhi dhe zëvendësimi për lojtarin kryeqytetas që të merrte dhe duartrokitjet e tifozëve të tij.
Ishte goli i pestë sezonal për 31-vjeçarin, i cili këtë edicion ka qenë në 20 ndeshje në fushën e lojës. Ish-sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76-të.