VIDEO/ Bajrami “flirton“ me golin në fitoren spektakolare kundër Romës, Kumbulla humbi toruan dhe kaloi nga “parajsa” në “ferr”

Sasuolo ka marrë një fitore spektakolare kundër Romës. Jeshilzinjtë kanë mposhtur kryeqytetasit me rezultatin 3-4. Laurente shënoi dy gola të shpejtë për Sasuolon, teksa tundi rrjetën në minutën e 13 dhe në të 18-n. Zalevski ngushtoi diferencat në minutën e 26, por kur pritej kthesa e madhe për Romën, Kumbulla bën gabimin e pashpjegueshëm.

Mbrojtësi shqiptar kalon nga “parajsa” në “ferr” brenda pak ditëve, teksa pas golit të shënuar në Europë largohet me karton të kuq në fund të pjesës së parë kundër Sasuolos. Lojtari i Kombëtares shqiptare e humb toruan dhe godet me shkelm Berardin brenda zonës së rreptësisë, duke detyruar arbitrin të nxjerrë  kartonin e kuq e të akordojë penallti. Na pika e bardhë e 11 metrave Berardi arrin ta dërgojë topin në rrjetë dhe shënon një gol që në fund rezulton vendimtar për ekipin e tij.

Megjithëse me 10 lojtarë Roma përpiqet të ndryshojë fatin e takimit. Paulo Dibala tundi rrjetën në minutën e 50, ndërsa në të 94-tën Vajnaldumi ngushton shifrat në 3-4, por pa mundur të nxjerrë me pikë verdhekuqtë nga stadiumi. Minuta në këtë përballje pati edhe për Nedim Bajramin, i cili “flirtoi” me golin gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi, por portieri Rui Patricio u tregua i vëmendshëm dhe arriti të devijojë topin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online