“Do ishte më mirë të përfitonte nga koha e bukur dhe të shkonte në plazh“, media italiane vlerëson me notën 3 Kumbullën

Marash Kumbulla ka kaluar një mbrëmje për t’u harruar në “Olimpiko“. Mbrojtësi shqiptar humbi nervat në fund të pjesës së parë dhe goditi me shkelm Berardin. Veprimi i tij solli një penallti në favor të Sasuolos si dhe u ndërshkua me karton të kuq. Në vlerësimin e dhënë pas ndeshjes, “Tuttomercatoweb”-i i vendos Kumbullës notën 3, më të ultën nga të gjithë lojtarët që ishin të pranishëm në fushë.

“Me atë që ka bërë, do të kishte qenë më mirë për Romën që të kishte përfituar nga dita e bukur për të shkuar në Coccia di Morto”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i në vlerësimin e saj për Marash Kumbullën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online