VIDEO/ Bajrami dhe Asllani bëjnë Interin “të vuajë“, zikaltërve u duhen shtesat për të suguruar kualifikimin

Interi është kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Zikaltrit kanë marrë një fitore 3-2 kundër Empolit, por rruga drejt saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Kampionët në fuqi të Serisë A tundin rrjetën që në minutën e 13, kur Aleksis Sançez tregohet i saktë me kokë dhe gjen golin e avantazhit.

Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0, por në të dytën gjithçka ndryshon për ekipin e Inzagit. Andreaxoli hedh në fushë Bajramin, i cili nuk ka vonuar shumë për të lënë shenjën e tij në fushë. Pas një asisti të Kristjan Asllanit në minutën e 61-të, Nedim Bajrami arrin të shënojë një gol mjaft të bukur të cilin zgjedh ta festojë me simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.

Ndërkohë në minutën e 76 ishte Kutrone ai i cili dyfishoi shifrat, duke tronditur për një moment Interin. Kur dukej se zikaltrit ishin të eliminuar nga Kupa e Italisë, Ranokia kthen përsëri baraspeshën me golin e tij në mintutën e 91-të. Përballja shkon në kohën shtesë, ku ka vendosur goli i Stefano Sensit në minutën e 104-t. Një fitore me shumë vuajtje kjo për Interin, por në fund vlen kualifikimin për në raundin pasardhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *