“Shpiku një gol që tundi “San Siron”/ ”Dy lojtarët shqiptarë marri notat më të larta, media italiane: Bajrami çmendi mesfushën e Interit

Empoli i ka shkaktuar një mbrëmje tejet të vështirë Interit. Zikaltrit siguruan kualifikimin në Kupën e Italisë falë një goli në minutën e 104-t, që i dërgoi shifrat në 3-3. Në fushën e lojës përballë kampionëve të Serisë A kanë qenë edhe Nedim Bajrami me Kristjan Asllanin. Dy lojtarët shqiptar janë vlerësuar si më të mirët në radhët e Empolit.

“Tuttomercatoweb” ka vlerësuar me notën 7 19-vjeçarin Asllani dhe notën më të lartë e ka rezervuar për autorin e golit të parë, Bajramin. “Asllani 7 – Thuajse gjithmonë vrapon. Kur ai lëviz majtas bëhet vendimtar. Prekje e butë në zonë dhe topi i dorëzuar te Bajrami, atëherë numri 10 e shndërron atë në gol 1-1“, shkruan media në fjalë për talentin e Kombëtares sonë U21.

Më tej për fantazistin kuqezi shkruan: “Bajrami 7.5 – Prekje klasi dhe lojë mes linjave: çmend mesfushën e Interit, shpik një gol të madh që bën “San Siron“ të dridhet“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online