VIDEO/ Bajerni “i fsheh” portën Lacios dhe e zgjon nga ëndrrat, bavarezët dhe PSG-ja sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Mbrëmjen e sotme janë mësuar dy skuadrat e parë të kualifikuara në fazën pasardhëse të Ligës së Kampionëve. Pas fitores në “Olimpiko”, Lacioja nisi të ëndërronte për kualifikimin, por Bajerni e ka zgjuar shpejt.

Bavarezët “i fshehën” portën bardhekaltërve mbrëmjen e sotme, teksa italianët nuk regjistruan asnjë goditje në portë. Kejni në minutat e 38 dhe 66, si dhe Myleri në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë, fiksuan shifrat në 3-0, për t’i dhënë kualifikimin Bajernit të Mynihut.

Ndërkohë, edhe PSG-ja i është bashkuar gjigantëve të Bundesligës në fazën pasardhëse të Ligës së Kampionëve. Francezët mposhtën me rezultatin 1-2 Real Sociedadin në “Anoeta”. Kilian Mbape realizoi dy herë për PSG-në, në minutën e 15 dhe të 56 të takimit. Merinoja ngushtoi diferencat në minutën e 89, por goli i tij në fund i vlejti vetëm statistikave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online