Gallatasaraj ka kaluar në gjysmëfinalet e kupës së Turqisë, ku pavarësisht humbjes 4-2 ditën e sotme në transfertë, kanë arritur të kalojnë më tej, si pasojë e fitores 2-0 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Sfida e ditës së sotme, gati sa nuk u kthye në një tragjedi për miqtë e Fatih Terim, pasi deri në minutën e 53-të udhëhiqnin me rezultatin 0-2. Vendasit e Hatajspor, të cilët luajnë një kategori më poshtë, kanë përmbysur gjithçka brenda 20 minutash, ku kanë çuar shifrat në 3-2.
Pikërisht gjashtë minuta përpara fundit, ekipi i Hatajspor shënoi përsëri, por ajo që ishte më e veçantë ishte mënyra se si erdhi goli. Pas një dalje nga krahu i majtë, Gureler hedh një top pa pretendime në zonë dhe në mënyrë të pabesueshme portieri i Gallatas, Ismail Cipe i shpëton topi nga duart dhe i jep vendasve golin, që çoi shifrat në 4-2.
Gjithsesi, Gallatasaraj arriti të rezistonte deri në fund dhe siguroi kualifikimin. Ndërkohë, në këtë ndeshje luajti dhe Bakari Nimaga, ish-lojtari i Skënderbeut, i cili u aktivizua në minutën e 61-të.