Endrra e AEK Athinës nuk ndalet me kaq… Tashmë, pritet vetëm që pas shtatë ditësh të vijë konfirmimi: skuadra verdhezi është pranë kualifikimit në grupet e Champions League, pasi sonte ka fituar në Hungari përballë Videotonit, që e nisi ndeshjen në malore kur Huzhti doli me të kuq pas 23 minutash.
Klonaridis dhe Bakasetas ishin ata që shënuan dy herë për helenët, teksa më pas kartoni i kuq për Bakasetas e rikthehu barazpeshën për futbollistë në fushë, ndërsa Lazoviç shënoi në të 68’ duke shkurtuar diferencën në 1-2. Megjithatë, humbja në shtëpi i vendos me shpatulla pas murit…
https://www.youtube.com/watch?v=xzN4aYvvtbo
Në tribunën e stadiumit, sakaq, festa e 400 të pranishmëve që udhëtuan nga Athina në Hungari ka qenë e madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=wpYLPKpqjZI