Atalanta ka marrë fitoren e parë në Champions League këtë sezon. Bergamaskët vazhdojnë shkëlqimin në arenën europiane, teksa sot kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Young Boys. Sportdashësit kanë parë sërish Atalantën e bukur në fushën e lojës, me ekipin italian që dominoi tërësisht kundërshtarin.
Statistikat kanë folur të gjitha për bergamaskët, të cilët lojën argëtuese e kurorëzuan edhe me një gol në minutën e 68 me anë të Pessina-s. Titullar në këtë përballje ka qenë edhe Berat Gjimshiti, që vërteton me paraqitjen e tij se është një pikë kyçe e Gasperinit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Calcio24Horas/status/1443277655734997005