“Keqardhje që shkruhen nga një gazetar korçar”, Skënderbeu reagon ndaj akuzave: Jemi krenarë që sigurojmë prej vitesh kushtet maksimale

Klubi i Skënderbeut ka vendosur të dalë me një reagim zyrtar lidhur me spekulimet e fundit. Në mediat online është shkruar për një degradim të organizimit të bardhekuqve, duke qenë larg atij ekipi të madh që dikur bënte krenar shqiptarët me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Skënderbeu nuk ka qendruar në heshtje, por ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, teksa thekson se organizimi në klub është përmirësuar dhe investimet janë shtuar.

“Duke marrë shkas nga një shkrim tërësisht abuziv i publikuar në një prej portaleve online, shprehim indinjatën tonë dhe mohojmë kategorikisht lajmin. Në respekt të tifozëve bardhekuq dhe opinionit publik na lind detyrimi t’iu sqarojmë se KF Skënderbeu jo vetëm ka ruajtur të njëjtin nivel organizimi si 5 vite më parë por edhe është përmirësuar më tej.

Ne jemi krënarë që prej vitesh kemi siguar për pjestarët e klubit, stafin dhe lojtarët kushtet maksimale për të punuar duke filluar nga infrastruktura, transporti, akomodimi, ushqimi, baza materiale, pagesat dhe të gjithë komponentët e tjerë. Keqardhje që këto shkrime bëhen prej një gazetari Korçar që ka mundësi çdo ditë të shohe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve. Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu”, shkruhet në reagimin e klubit korçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online