Mbrëmja e sotme ka rezultuar më e vështirë se sa mund të mendohej për Atalantën. Pas fitores së Manchester United-it bergamaskët kishin shansin të rrëmbenin vendin e dytë, por planet ua ka prishur Young Boys-i. Skuadra e Gasperinit ka arritur që në fund të dalë me një pikë nga transferta e çmendur në Zvicër, ku kanë barazuar me shifrat 3-3.
Zapata tund rrjetën që në minutën e 10 duke bërë të mendohet se misioni i sotëm do të arrihej lehtë për Atalantën, por Siebatcheu ka barazuar në minutën e 39. Palomino ka dyfishuar shifrat pak pasi fillon pjesa e dytë dhe kthen përsëri besimin te zikaltrit. Rezultati do të qendronte i tillë deri në momentin kur loja shkon drejt 10 minutave të fundit të kohës së rregullt. Sierro barazon për herë të dytë për Young Boys-in në minutën e 80, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë Hefti përmbys gjithçka me një supergol.
Festa ishte e gjitha për zviceranët, por që për fatin e keq të tyre zgjat pak. Në minutën e 87 të sfidës Muriel ekzekuton me saktësi një goditje dënimi dhe fikson shifrat përfundimtare në 3-3. Atalanta rrezikon shumë me këtë barazim, teksa mbetet pas Villareal-it në renditje. Të dyja skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fundit të grupit, por spanjollën kanë avantazhin të luajnë për dy rezultate, barazimin dhe fitoren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/IFAST66/status/1463263631899041792