VIDEO | Asnjë shqiptar mes yjeve, Kastrati spikat për… driblimet

Dani Olmo është shpallur lojtari më i mirë i javës në Kroaci, ndërkohë që në formacionin e javës që publikon Telesport.hr nuk është përfshirë asnjë shqiptar. Bëhet fjalë për më të mirët e javës referuar të dhënave të marra nga Instat Sports.

Amir Rrahmani dhe Ardian Ismajli kanë qenë disa herë pjesë e këtij formacioni. Gjithsesi është një shqiptar që ka spikatur këtë javë dhe ai është Lirim Kastrati i Lokomotivës së Zagrebit. Anësori e nisi si titullar ndeshjen e fundit kundër Rudes.

Sulmuesi është lojtari me më shumë driblime të bëra këtë javë. Ai ka arritur të përmbyllë me sukses nëntë driblime, nga 16 që ka ndërmarrë. Uzuni, edhe pse dha asist në fitoren e Lokomotivës në fundjavë, nuk është veçuar nga të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *