Shqipëri-Armeni 2-0 Skuka 28′, Asllani p’ 63′
Shqipëria e ka mbyllur me një fitore këtë vit të mallkuar. Kuqezinjtë arritën që të fitonin me shifrat 2-0 ndaj Armenisë, ku lojtarët e Partizanitt ishin protagonist. Kristjan Asllani ka treguar klasin e tij në këto 90 minuta duke qenë kalibër i lartë për këtë nivel takimi.
Në minutat e para arbitri i mohoi një penallti të pastër Skukës pas pasimit të Asllanit, pavarësisht rishikimit me VAR. Por askush nuk e ndali sulmuesin e Partizanit në minutën e 38 teksa pasimit të Cokaj, dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 63 ishte Tedi Cara që fitoi penallti dhe Asllani që e shndërroi në gol. Cara arriti që të tundte rrjetën në të 88, por anësori i prishi festën për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/