E pabesueshme ishte ajo çfarë ofroi fundi i pjesës së parë të duelit midis Liverpool-it dhe Milanit. Të kuqtë kanë gjetur golin që në minutën e 9, kur gjuajtja e Alexander-Arnold devijohet nga Tomori për të përfunduar në rrjetë. Pak minuta më vonë Salah do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë, por Liverpool vijon të mbajë kuqezinjtë në zonën e vetë.
Por atëherë kur dukej se Milani e kishte harruar se çfarë ishte Champions League për ta vjen edhe surpriza e madhe. “Djalli” zgjohet dhe përmbys ekipin e Klopp për vetëm dy minuta. Rebiç tund rrjetën në minutën e 42-të, ndërsa në të 44-tën ishte Brahim Diaz që i jep epërsinë Milanit. Pas kësaj askush nuk mund ti besonte syve në “Anfield”, që shtanget nga kthimi i papritur i rezultatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/YoMoralista31/status/1438227837295734789