Bersant Celina është duke rigjetur formën më të mirë pas një luhatje të performancës që kishte te Swansea, atje ku ka qëndruar edhe në stol. Megjithatë lojtari i dalë nga akademia e Manchester City-t i dëshmoi të gjitha aftësitë e tij në “Championship” me gola nga distanca që kanë qenë kryevepra.
Këtë herë nisi një tjetër aventurë duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë. Bersant Celina i’u bashkua Dijonit që është pjesë e elitës së Francës. Në ndeshjen e sotme kundër Montepelier ka ardhur edhe asisti i parë i lojtarit të Kosovës. Pasi e kontrolloi bukur topin në krahun e majtë dhe Dina do të merrte hapësirën në zonë për të goditur, mbërriti edhe goli i parë i kësaj ndeshje. /Sport Ekspres/