VIDEO/ Asist perfekt që nga mesfusha, Valon Berisha protagonist në ndeshjen e çmendur

Valon Berisha ka qenë protagonist ditën e sotme në sfidën e javës së 10 të kampionatit francez. Futbollisti shqiptar ka dhënë një asist perfekt që nga mesfusha për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij. Në minutën e 54-t Berisha shërben me mjeshtëri një top të gjatë për Dia, që i dërgon shifrat 1-2 kundër Lens.

Por përballja mes tyre ka qenë e çmendur dhe 3 gola nuk do të mjaftonin aspak. Plot 5 të tjerë do të shënoheshin ditën e sotme në këtë sfidë, që në fund nuk njohu asnjë fitues. Të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë nga fusha e lojës, teksa shifrat përfundimtare të takimit shënuar 4-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FootballKosovo/status/1325458242584137729

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online