Torino ka marrë një fitore me rezultatin minimal 1-0 kundër Leçes në javën e 5 të kampionatit. Meritë në tre pikët e sotme ka edhe Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi shqiptar ishte protagonist në golin e shënuar në minutën e 40 të takimit.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës sheh lëvizjen e Vlashiçit në zonë dhe jep tokazi një pasim perfekt për të. Prej aty Vlashiç e dërgon topin në rrjetë dhe shënon kështu golin e vetëm të kësaj sfide./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/HammersHive/status/1566885723940290565