“I bekuar me një gamë të shkëlqyer pasimesh“, UEFA fton tifozët të ndjekin Asllanin: Një nga perspektivat më emocionuese të Serisë A

UEFA ka shpërndarë një artikull në faqen e vetë zyrtare, ku njeh sportdashësit me 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve të këtij edicioni të Champions League-s. Organizimi më i madh i futbollit europian ka ndërë të dhëna mbi ekipet, si trajnerët, lojtarët kyç, blerja më e madhe e merkatos si dhe lojtari për t’u ndjekur në secilin ekip.

Kur vjen radha te Interi, UEFA shkruan se njeriu për t’u ndjekur është Kristjan Asllani. Qeveria europiane e futbollit i thur elozhe mesfushorit shqiptar, të cilin e veçojnë si një nga talentet më emocionuese të Serisë A.

“Vetëm lojtari i dytë shqiptar që përfaqëson zikaltrit. 20-vjeçari Asllani u bë shtylla kryesore e mesfushës së Empolit gjatë kohës së tij me klubin toskan. I bekuar me një prekje të parë të jashtëzakonshme dhe një gamë të shkëlqyer pasimesh, mesfushori që luan me të dyja këmbët është një nga perspektivat më emocionuese të Serisë A“, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online