VIDEO/ Arsyeja pse Barça nuk e lëshoi nga duart, Mesi dhuron perla edhe me të djathtën

Situata në Barcelonë është qetësuar dhe klubi me Mesin duket se i kanë lënë pas krahëve problematikat së fundi. Ylli argjentinas ka shfaqur gjithë klasin e tij në ndeshjen miqësore që katalanasit zhvilluan ditën e sotme ndaj Gironës. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 2 golat e parë në fitoren 3-1 që skuadra e tij mori ndaj kundërshtarët.

Jemi mësuar që nga e majta e tij të shijojmë vetëm magji, por me sa duket fakti me cilën këmbë gjuan topin nuk ka rëndësi për të, pasi përfundimi do të jetë sërish i njështë. Mesi ka dhuruar perla edhe me të djathtën e tij. teksa me një godijte nga jashtë zone realizon një gol për kornizë.

“Pleshti“ tregon kështu edhe arsyen përse Barça kurrsesi nuk donte ta lëshonte nga duart. “Alieni“ ka zbritur sërish në planetin tonë dhe duket se është gati të mrekullojë të gjithë tifozët sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online