“Me mua Kumbulla luante edhe nën moshë”, Bogdani përshëndet transferimin te Roma: Goditje e madhe, tani e ka vetë në dorë

0

Roma habiti të gjithë dhe theu konkurencën e madhe të Lazios dhe Interit, teksa është pranë zyrtarizimit të Marash Kumbullës. E ardhmja e mbrojtësit shqiptar do të jetë në kryeqytetin Italian, nga ku do të synojë të ngjisi shkallë n e radhës në karrierë. Përtej Adriatikut kërkojnë të mësojnë më shumë rreth talentit kuqezi, për këtë arsye kanë pyetur një person që e njeh mirë Kumbullën.

Bëhet fjalë për ish-bomberin e Kombëtares, Erjon Bogdani, që e ka pasur mbrojtësin 20-vjeçar nën urdhërat e tij kur drejtote ekipin e moshave të Shqipërisë. Sipas Bogdanit Roma ka bërë goditje të madhe, teksa liston edhe të gjitha cilësitë e Marash Kumbullës.

“Roma ka marrë një mbrojtës të shkëlqyer, kanë bërë një investim të madh. Ai është i datëlindjes 2000, ka luajtur me mua në Konbëtare dhe nën moshë. Ai ka pasur përmirësim, një rritje vërtetë të rëndësishme. Sezonin e shkuar kaluar ka luajtur një kampionat të madh.

Shifra nuk ëstë e ekzagjeruar, pasi kishte shumë klube pas Marashit. E përsëris se Roma ka bërë një goditje të madhe për një lojtar, i cili që tani është i rregullt te Kombëtarja. Roma duhet ta ruajë investimin e bërë, pasi vjen në një vend të vështirë dhe do të luajë në nëj ekip të fortë. Tani e ka ai në dorë.

Në Serie A duhet të përmirësohesh gjithmonë, ka shumë sulmues të fortë. Ai është një lojtar i gjatë. Disa thonë është i ngadaltë, por kjo nuk është e vërtetë. Marashi e lexon mirë aksionin, ka sensin e pozicionimit. E ndoqa shpesh herë vitin e shkuar dhe më bëri shumë përshtypje, sidomos në Hellas-Inter në prezencën e Lukakut, të cilit i qendroi pas shumë mirë.

Kumbulla është një lojtar që ka personalitet, që nuk ka frikë të vijë përpara, të ngrejë aksionin. Po flasim për një djalë 20-vjeçar që di si të përshtatet me sistemin mbrojtës“, ka thënë Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.