VIDEO/ Arsenali shkatërron Chelsea-n, tregon dhëmbët për titullin kampion me 5 golat e shënuar ndaj bluve të Londrës

Një mbrëmje për t’u harruar për Chelsea-n. Arsenali ka shkatërruar blutë e Londrës me rezultatin e thellë 5-0. Trossard-i nisi shpejt festivalin e golave për “topçinjtë”, teksa e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 4-t të takimit. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën Arsenali kishte rezervuar “ferrin” për ekipin e Pochettino-s.

Ben White (52’, 70’) dhe Kai Havertz (57’, 65’) shënuan secili nga dy herë në portën e Chelsea-t. Arsenali i Artetës ka treguar dhëmbët në garën për titullin kampion me 5 golat e shënuar kundër bluve të Londrës. Tashmë “topçinjtë” kanë marrë kreun e renditjes me 77 pikë të grumbulluara, 3 më tepër se Liverpool-i i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/