VIDEO/ Arsenali fiton derbin, Sarri “humbet”… Moratan

Miqësorja e luksit dhe derbi larg Anglisë, përtej Oqeanit, mes Arsenalit dhe Çelsit ka parë fitues “topçinjtë”, edhe pse vetëm pas penalltive, ku me rezultatin e përgjithshëm 6-5, skuadra e Emerit ka mposhtur atë të Sarrit.

Një natë spektakli, por jo me shumë gola. Blutë kaluan në avantazh me Antoni Rudiger në goditje nga këndi, por Arsenali barazoi në fund me Lakazet.

Me penallti, Peter Çeh ka pritur penalltinë e Loftus-Çek, teksa Iuobi nuk ka gabuar dhe ka shënuar atë vendimtare.

https://www.youtube.com/watch?v=NRHaiXp-c9s

Ka rënë në sy talenti Kallum Hudson-Odoi, 17 vjeç, që luajti përkrah Zhorzhinjos, teksa vuri në vështirësi disa herë Hektor Belerin.

https://www.youtube.com/watch?v=Zb_QPBZqLRA

Megjithatë, skuadra e Emerit tregoi pakujdesje në mbrojtje, edhe pse lojtari më i dobët i ndeshjes rezultoi Morata, që gaboi një penallti e cila mund të mbyllte gjithçka.

Përpara ndeshjes, Aron Ramsei u dëmtua, teksa edhe Kolashinaç pati probleme në kofshë dhe doli.

Sa i përket skuadrës së Çelsit, intensiteti dhe loja e shpejtë që Sarri u ka dhënë po nis të japë frytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *