Atalanta e katërta në Serie A. Bergamasket po tregojnë që më kot kanë shkuar në finale të Kupës së Italisë dhe ecuria e tyre pozitive gjatë këtyre javëve i ka ngjitur në renditje dhe në fund të sezonit kanë shanse të mëdha të marrin pjesë në UEFA Champions League.
Sonte ata kanë kaluar pengesën Udineze me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar prej tyre dhe që është zhbllokuar në fund. Skuadra e Gasperinit e niste pa asnjë shqiptar në fushë, ndërkohë që Gjimshiti ishte fatsjellës, pasi dy minuta pasi u aktivizua erdhi edhe goli.
Një penallti e fituar u kthye në gol nga De Ron, ndërkohë që Golini më parë kishte ndalur De Paul që për pak sa nuk i ndëshkoi. Pasaliç ishte ai që mendoi të mbyllte takimin vetëm katër minuta më pas. 2-0 dhe minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim.
Tek Atalanta po ëndërrojnë Championsin dhe janë shumë pranë. Kanë mbetur edhe pak javë dhe me këtë ecuri skuadra e Gasperinit i ka shanset të mbyllë një sezon shumë të suksesshëm. Kupa e Italisë është gjithashtu objektiv dhe në finale do përballen me Lacion.