Duket se ai gol i zhbllokimit pak kohë më parë solli ndryshimin te Armando Sadiku. Këtij të fundit duket se po i rikthehet nuhatja e golit dhe këtë e tregoi edhe sot, duke tundur rrjetën për herë të dytë me fanellën e Las Palmasit.
Skuadra spanjolle është duke u ndeshur me Real Vajadolidin për Kupën e Mbretit dhe deri më tani sfida po vendoset nga Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar është gjendur përballë portierit kundërshtar në minutën e 22-të të takimit dhe nuk e pati të vështirë të përshëndesë rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/