VIDEO/ Armando Broja tregon origjinën ndaj Mings dhe Ashley Young, një prej më të mirëve në humbjen e Southampton

Southampton ka humbur në shifrat 4-0 ndaj Aston Vilës. Qartësisht ekipi i Hasenhutl ndieu mungesën e mbrojtësit të saj të pakalueshëm, Salisu. Kundërshtarët e kishin terrenin e hapur në qendër të mbrojtjes dhe mund të shënonin gola të tjerë.

Sa i përket Armando Brojës, ka luajtur për 90 minuta. Sulmuesi shqiptar e rriti ndjeshëm nivelin në pjesën e dytë dhe është vlerësuar me notën 6.7 sipas Soccerëay, ndërsa më mirë bëri vetëm Livramento dhe Armstrong me 6.8.

Jo vetëm driblime, por edhe punë në mbrojtje. Broja e ndihmoi në të paktën dy raste të rrezikshme Southampton në sulmet e kundërshtarëve. Pikërisht në një moment të tillë, pasi arriti të fitonte duelin në mbrojtjen e Southampton me Ashley Young, ky i fundit vendosi dorën në fytyrën e Brojës.

Pas faullit të fituar, sulmuesi i Kombëtares tregoi origjinën duke e kthyer në personale me lojtarin e Aston Vilës, teksa po i kërkonte ende shpjegime. Për të mbyllur konfliktin ndërhyri edhe kapiteni i ekipit të Gerrard, Mings, por mori një shtyrje nga Broja që si rrallëherë ishte i nervozuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online