VIDEO/ Armando Broja merr pjesë në golin e fitores ndaj PSV-së, Viteshe është e para në “Eredivisie”

0

Armando Broja e ka nisur nga minuta e parë përballjen e sotme të Viteshes ndaj PSV-së. Kjo ishte si një provë force për ekipin ku luan sulmuesi shqiptar që pas një serie rezultatesh pozitive, duke hequr këtu vetëm humbjen me Ajaksin, duhej të tregonte vlerat ndaj një tjetër gjiganti holandez.

Këtë herë ndaj PSV-së u arrit fitorja në shifrat 2-1. Menjëherë pas kësaj fitore Viteshe ngjitet në vendin e parë së bashku me Ajaksin, duke pasur pikë të barabarta. Në golin e dytë dhe që vulosi takimin si protagonist ishte edhe Armando Broja. Ky i fundit ishte duke iu afruar brendësisë së zonës me topin në kontroll, por zgjodhi që të shërbente në krahun e majtë atje ku gjendej Witek. Me hapësirën e fituar dhe sferën që shkoi në perfeksion për në qendër të zonës së PSV-së, do të vinte edhe goli i dytë i takimit që vulosi ndeshjen. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.