Shqipëria arriti që të fitojë me shifrat 2-0 kundër Bullgarisë. Golat e shënuara nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi vendosën edhe fatin e këtij takimi. Menjëherë pas përfundimit të takimit, kreu i FSHF, Armand Duka, zbriti në dhomat e zhveshjes.
Ai përgëzoi të gjithë lojtarët për performancën e tyre. Gjithashtu nuk munguan batutat dhe përqafimi i ngrohtë me trajnerin Silvinjo. Nga krahu tjetër, lojtarët e Kombëtares filluan që të hidhnin valle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/