VIDEO/ Argjentina ja del dhe pa Mesin, shpartallon Guatemalen për 17 minuta

Argjentina ka zhvilluar në mëngjesin e sotëm një takim miqësor, duke qenë se është periudha që FIFA ka datat e lira për Kombëtaret. Ndaj Guatemales skuadra e teknikut Skaloni ka arritur që të sigurojë një fitore 3-0, me golat që u realizuan që në pjesën e parë.

Për këtë ndeshje Argjentina nuk kishte të gatshëm Leo Mesin, por binte në sy që ishte grumbulluar sulmuesi Mauro Ikardi, edhe pse lojtari i Interit nuk pati asnjë minutë.

Martinez ishte ai që u tregua i saktë që në minutën e 27-të nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Vetëm 8 minuta më vonë ishte Lo Selso, ai i cili shënoi dhe golin e dytë. Kishte vend dhe për golin e tretë në minutën 44-të, me Xhovani Simeonen që shënoi emrin e tij në listën e shënuesve.

Sigurisht që goli i djalit të trajnerit të Atletikos së Madridit , Pablo Simeones, pasi ishte grumbullimi i parë me përfaqësuesen e parë dhe vjen edhe realizimi i parë.

https://www.youtube.com/watch?v=TA-_gWUOMA8

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *