VIDEO/ Arda Guler po lë në hije blerjen e bujshme të Realit! Spektakël me driblime në stërvitje, gjithë prozhektorët kthehen nga talenti turk

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arda Guler ka tërhequr një vëmendje të madhe në Madrid. Talenti turk po lë në hije edhe transferimin e bujshëm të Real Madridit, Jude Bellingham-in, për të cilin klubi spanjoll shpenzoi afërshisht 100 milionë euro për ta transferuar nga Borussia e Dortmundit. Por prozhektorët janë kthyer të gjithë nga 18-vjeçari që la Stambollin për Madridin.

Arda Guler shihet si një nga talentet më premtuese për të ardhmen dhe këtë po e dëshmon në seancat stërvitore që po zhvillon me fanellën e “los blancos“-ve. Ish-futbollisti i Fenerbahçes po shfaq spektakël në stërvitje, teksa në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, shihet duke dribluar me lehtësi shokët e skuadrës dhe duke gjetur shpesh golin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *