Liverpuli ka fituar sot me shifrat 0-2 kundër Bërnleit, por arbitrimi ka lënë të pakënaqur Jurgen Klopin. Eliot dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55, por festa u ndërpre nga arbitri. Pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, gjyqtari i takimit vendosi ta anullonte. Arysetimi qendronte në faktin se Salah qendronte në pozicion jashtë loje dhe pengonte shikimin e portierit kundërshtar.
I këtij mendimi nuk ka qenë Jurgen Klopi. Trajneri gjerman ka thënë pas ndeshjes se vetëm dikush që nuk ka luajtur futboll në jetën e vetë mund të vendosë për pozicion jashtë loje. “Vetëm dikush që nuk ka luajtur kurrë futboll mund të japë këtë vendim si pozicion jashtë loje”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— Postftgoals (@Ign1846) December 26, 2023