VIDEO/ Al Nassr-i mposht me 5 gola ekipin e Benzemasë, Ronaldo dhe Mane festojnë me dopietë

Al Nassr-i ka marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e sotme. Verdheblutë kanë mposhtur me shifrat e thella 2-5 Al Ittihad-in në transfertë. Vendasit shënuan të parët në minutën e 14 me anë të Hamdallahut, por vetëm 5 minuta më vonë Ronaldo baraspeshoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 38 Talisca përmbys rezultatin, por Hamdallahu i dërgoi sërish shifrat bë barazim në minutën e 52-të.

Megjithatë Al Nassr-i nuk u dorëzua dhe e dërgoi topin edhe tre herë në rrjetë. Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë (68’) dhe Mane dy herë (76‘, 82‘) vulosën rezultatin përfundimtar në 2-5. Benzema ishte i pafuqishëm për të ndihmuar ekipin e tij të dilte me pikë nga kjo ndeshje, teksa në fund ka parë ish-shokun e tij të skuadrës te Reali, Ronaldon, të festojë fitoren. Al Nassr-i tashmë shkon në 7 pikë larg Al Hilalit kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online