Portugalia u ndal në një barazim 0-0 nga Skocia në ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Kristiano Ronaldo është larguar i pakënaqur nga fusha e lojës pas përfundimit të ndeshjes. Pakënaqësia nuk ka ardhur si rrjedhojë e rezultatit, por si pasojë e mënyrës së si u gjykua ndeshja.
Ylli portugez ka shprehur gjithë nervat e tij karshi arbitrit të ndeshjes. Pamjet e kapura nga kamerat tregojnë qartë nervozizmin e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Portugezi shpërthen me gjeste ironike dhe protestuese drejt gjyqtarit, duke mos i kursyer as fjalët në drejtim të tij. Një sjellje e cila ka tërhequr një vëmendje mjaft të gjerë në opinionin sportive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ronaldo is the biggest baby ????? pic.twitter.com/sfCYp5TWt0
— Don Mazzelini (@mazzelini) October 15, 2024