Nga Klaudio Ndreca
Armando Broja ka realizuar dy gola në “Eredivisie” duke qenë ylli kryesor i Viteshes. Kjo e fundit arriti që të fitonte në shifrat 0-2 ndaj Den Hagës, për të marrë tre pikëshin që e dërgon në vendin e parë së bashku me Ajaksin. Por protagonizmi i futbollistëve shqiptarë nuk mbyllet këtu, pasi edhe Mërgim Vojvoda është duke lënë gjurmën e tij në Seria A. Mbrojtësi shqiptar dha asistin për golin e dytë të Belotit në minutën e 48, ndërsa Torino po barazonin në shifrat 2-2 ndaj Cagliarit.
Vojvoda do të dhuronte një krosim të gjatë nga e djathta për në shtyllën e dytë, atje ku Beloti e dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi i njohur në Seria A ka shënuar për herë të dytë falë krosimit të mbrojtësit të Kosovës, duke nisur që të kuptohet më së miri me afrimin e ri të verës. /Sport Ekspres/