VIDEO/ Ancelotti nuk shpëton nga arbitrimi, ndihet i vjedhur në shtëpi nga VAR-i dhe Manchester United United

VAR-i ka thënë edhe njëherë fjalën e fundit në Premier League. Kur ndeshja mes Evertonit dhe Manchester United ishte drejt fundit, teknologjia i mohon fitoren ekipit të Ancelottit. Në minutën e fundit të shtesës, Everton shënon pas devijimit të topit nga Maguire. Arbitri vendos për gol por VAR-i është i një tjetër mendimi.

Sigurdson që gjendet i shtrirë pranë portës kundërshtare ka qenë edhe arsyeja pse fitorja e Everton mohohet. Gjithçka arsyetohet me faktin se islandezi ishte në pozicion jashtë loje dhe pengonte rrezen e shikimit për portierin De Gea. Kjo ka hapur shumë polemika dhe Ancelotti, i cili është ndjerë i vjedhur në shtëpinë e vetë, ka vendosur të ankohet te gjyqtari i takimit kur edhe ndeshja përfundoi. Por ky i fundit vendos ta ndëshkojë me të kuq.

Ndërkohë opinioni sportiv nuk e ka mirëpritur këtë arsyetim, teksa shprehen se nëse Sigurdson bllokonte rrezen e De Geas, atëherë përse ky i fundit tenton të hidhet në drejtimin e topit para se të devijohej nga Maguire./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online