Tifozi më fatkeq! Bëri 13.300 km për të parë Milanin në stadium, në fund ndeshja…shtyhet

Dashuria për ekipin e zemrës në disa raste i kalon edhe limitet e largësitë. Një tifoz i Milanit ka përshkuar më tepër 13 mijë e 300 kilometra për të ndjekur skuadrën e tij të preferuar nga afër. Tifozi në fjalë ka lënë Kilin për të udhëtuar drejt Milanos, por fati nuk ka qenë në anën e tij këtë herë.

Frika nga koronavirusi bëri që disa ndeshje të fundjavës të shtyheshin për në maj, e ndër to ishte dhe ajo mes Milanit dhe Xhenoas. Kështu fati i mohon tifozit mundësinë për të zënë një vend në “San Siro” e për të shijuar nga afër emocionet që vetëm ekipi i zemrës mund t’i falë.

Megjithatë kiliani nuk duket të jetë penduar për kilometrat e tërë të përshkuar, teksa ndjenja për Milanin për të shkon mbi gjithçka tjetër. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online