Video-analizat, FSHF lidh marrëveshje me ekipet e grupit tonë në eleminatoret e Botërorit

Me fillimin e eliminatoreve të Botërorit 2022, Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF u ka propozuar video-analistëve të skuadrave Kombëtare të Grupit I (Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorra, San Marino) një marrëveshje që parashikon shkëmbimin e regjistrimeve taktike të ndeshjeve të kualifikueseve.

Kjo marrëveshje është pranuar nga të gjitha skuadrat e tjera kombëtare dhe përfshin një ide të FIFA-s, që kishte vendosur shkëmbimin e xhirimeve teknike (technical filming) gjatë Botërorit “Rusi 2018”.

Kjo marrëveshje midis video-analistëve do të bëjë të mundur që të gjithë trajnerët e ekipeve në grup të jenë në gjendje të kenë xhirime të ndryshme nga ato të televizioneve që kanë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve, specifike për analizat taktike, gjë që vërteton se si puna e video-analistit konsiderohet e një rëndësie themelore nga trajnerët për zhvillimin e punës së tyre.

Në të kaluarën, vetëm një grup i Nations League 2020 kishte arritur të gjente një marrëveshje të ngjashme, por kjo marrëveshje përfshin Federata të të gjitha niveleve (nga Anglia e deri te San Marino) dhe për herë të parë u bë për eliminatoret e Botërorit të FIFA-s.

FSHF po fokusohet shumë në figurën e video-analistëve dhe kursi i radhës do të fillojë më 19 prill, dhe kjo marrëveshje i jep mundësi Shqipërisë që të jetë në të njëjtin nivel me federatat më të zhvilluara për sa i përket video-analizës. Anglia, për shembull, kishte gjatë ndeshjes së luajtur ndaj Shqipërisë në stadiumin “Air Albania” 4 video-analistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online