Shumë zëra, aludime dhe madje edhe akuza të forta, shpesh nga drejtues të rëndësishëm të futbollit dhe jo vetëm. Por, ndryshe nga herët e tjera, kur Fasone ka ndërhyrë gjithmonë personalisht dhe ka replikuar, këtë herë kuqezinjtë e Milanit kanë vendosur ndryshe, ndoshta të shtyrë edhe nga këmbëngulja për të hedhur “baltë” mbi “Djallin”.
Me një video që zgjat vetëm 1 minutë e 5 sekonda, Milani ka dashur të hedhë të zezë mbi të bardhë te numrat e merkatos së saj. Ja të dhënat zyrtare të bëra publike nga klubi kuqezi. Në fund, mbyllja vjen me këtë mesazh: “Këto janë numrat tonë të vërtetë”.
11 janë lojtarët që janë blerë rregullisht gjatë kësaj vere
3 janë lojtarët të cilët kanë nënshkruar rinovimn e kontratës
80 janë milionat e eurove në garanci bankare që Milani ka depozituar në bankë muajin e fundit
0 janë eurot që Milani ka ekspozim borxh drejt sistemit të bankave
0 janë eurot paradhënie të kredive të reja nga closing, pra mbyllja e akordit, më tej
130 milionë euro janë kërkuar financim nga fondi Elliott për t’u rimborsuar Brenda muajit të tetorit 2018
236 janë milionat relativë me bilancin e sezonit të shkuar
263 janë milionat e fitimeve të parashikuara për këtë sezon
84 janë milionat e akorduar për rritjen e buxhetit. Gjithçka e miratuar pas closing
Maksimal Impenjim maksimal i futbollistëve, stafit dhe tifozëve të AC Milanin
E përjetshme Dashuria e tifozëve tanë në të gjithë botën