Al Nassr-i ka siguruar sot kualifikimin për në grupet e Champions League-s së Azisë. Klubi arab ka mposhtur Shabab Al Ahlinë me rezultatin 4-2. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka udhëhequr me shifrat 1-2 deri në minutën e 88, kur Al Ghanam-i ktheu baraspeshën për Al Nassr-in.
Arbitri akordoi 10 minuta shtesë dhe kaq mjaftuan që verdheblutë të përmbysnin gjithçka. Talisca shkundi rrjetën në minutën e 95, ndërsa dy minuta më vonë Ronaldo dha asistin për Brozovic-in, që i fiksoi shifrat në 4-2. Al Nassr-i siguron kështu kualifikimin për në grupet e AFC Champions League-s, trofe të cilin Ronaldo dëshiron ta shtojë në vitrinën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RONALDO ASSIST, BROZOVIC GOAL
THEY TRIED EVERYTHING BUT NOT TODAY!!!!
4-2 HOLD THAT!!!!pic.twitter.com/AFowRVnu4Y
— Noodle Vini (@vini_ball) August 22, 2023