Gara e fundit sezonale në Formula 1 në Yas Marina u shoqërua me disa episode të çuditshme. Nga rreshjet e shiut, të pazakonta në këtë periudhë për Abu Dhabin dhe deri te aksidenti i frikshëm dhe njëkohësisht i pazakontë, në të cili u përfshi Niko Hulkenberg.
Piloti gjerman i Reno, u përfshi në një kontakt me Groszhan, me makinën e tij që u përmbys, duke përfunduar në barrierat mbrojtëse të pistës. Njëvendëshja e Hulkenberg mori edhe zjarr, por flakët u vunë nën kontroll nga personeli i sigurisë së cirkuitit.
Imazhet filmike konfirmojnë sa i frikshëm ishte aksidenti, por edhe rëndësinë e masave mbrojtëse në makina. Fatmirësisht, piloti gjerman nuk pësoi asnjë lëndim dhe tashmë sheh përpara, nga sezoni i ri i Formula 1.
A scary start to the final race of the season for @HulkHulkenberg ?
He walked away unscathed from his big collision with Romain Grosjean#AbuDhabiGP ?? #F1 pic.twitter.com/bAVm0LRgtQ
— Formula 1 (@F1) November 25, 2018