VIDEO | Aksident i frikshëm në “Africa Eco Race”, mrekullisht pa të lënduar

Etapa e shtatë e garës “Africa Eco Race” nuk kaloi pa aksidente. Dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë vetëm pak metra larg vijës së finishit. Francezi Dominik Lore dhe rusi Sergei Kuprianov ishin dy pilotët që u përfshinë në aksidentin e frikshëm.

https://twitter.com/rallyjef/status/1083035860675805184

Pilotët ishin përshkruar 481 kilometra dhe në metrat e fundit rusi Kuprianov tentoi të bënte një manovër të rrezikshme për të kaluar rivalin francez. Mrekullisht të dy garuesit shpëtuan me dëmtime të vogla.

Gjithsesi për garuesin francez Dominik Lore gara ka përfunduar si mos më keq, pas tani e gjen veten të eliminuar nga gara, teksa mbante kreun e klasifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *