VIDEO/ Adrion Pajaziti si “Demollari i ri” i realizon nga goditja e dënimit Malit të Zi me Shqipërinë U-21, lojtari i Partizanit shënon “gol qesharak”

Shqipëria U-21 ka luajtur edhe ndeshjen e dytë miqësore kundër Malit të Zi. Kuqezinjtë e Bushit vinin nga një fitore bindëse ndaj San Marino në shifrat 0-3. Ashtu si edhe në takimin e parë, Adrion Pajaziti është për t’u veçuar. Futbollisti i ardhur nga Fulham U-21 ka realizuar tjetër gol, këtë herë me goditje dënimi.

Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh dhe Pajaziti do të barazonte shifrat në minutën e 25. Ky lojtar u pagëzua nga Bushi si “Demollari i ri”. Mali i Zi gjeti një tjetër gol për 2-1, por ishte radha e lojtarit të Partizanit, Klevis Dragaj, që barazoi sërish rezultatin me një “gol qesharak” pasi portieri nuk e hoqi dot topin. Në fund Mali i Zi realizoi edhe dy herë me goditjet standarte, për të fituar ndaj Shqipërisë U-21 me shifrat 4-2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online