VIDEO/ Abazaj e bën “sefte” në Turqi, mashtron kundërshtarin në zonë dhe ndal topin në rrjetë

Kristal Abazaj e bën “sefte“ në Turqi, atje ku ka gjetur tashmë golin e tij të parë. Nuk i është dashur shumë për të tundur rrjetën në Ligën e Dytë turke, teksa e bën këtë që në ndeshjen e tij të dytë. Në minutën e 15-të, sulmuesi shqiptar ndëshkon kundërshtarin. I futur në zonë nga krahu, Abazaj bën një lëvizje mashtruese për mbrojtësin e Bandirmaspor dhe goditja e tij më pas ndalet në rrjetë.

Gjuajtja e ardhur nga këmbët e ish-futbollistit të Kukësit ishte shumë e fortë për portierin kundërshtar, pritja e të cilit nuk ka mjaftuar, teksa topi ka shkuar pas shpinës së tij. Rezultati është në shifrat e barabarta 1-1, me Istanbulsporin që është duke marrë kështu një pikë nga kjo përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online