Milani ka pasur jo pak padrejtësi në Champions League sa i përket vendimeve të arbitrave. Kulmi arriti në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, atje ku Cakir vendosi jo pak sa i përket historikut të takimit dhe përmbysjes së spanjollëve. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme kuqezinjtë kanë mbyllur thuajse çdo shpresë kalimi më tej pasi humbën ndaj Portos në shifrat 1-0. Goli i vetëm do të realizohej nga Diaz në minutën e 65, teksa do të vinte nga një moment i dyshimtë për faull në favor të Milanit.
I këtij mendimi nuk ishte arbitri që e konsideroi të rregullt golin. Përsëritjen e pamjeve tregojnë se ka pasur një kontakt të lojtarit të Portos ndaj Bennacer, ndërsa Fabio Kapelo ka thënë për “Sky Sport”: “Porto e meritoi fitoren, por goli duhej të anulohej. Ka një faull shumë të qartë nga futbollisti i Portos ndaj Bennacer”, vlerëson Kapelo. /Sport Ekspres/
Sigo sin entender como no fue anulado el gol. Hay un claro desplazamiento del jugador del Porto vs Bennacer.
— PIOLISMO (@Piolismo__) October 19, 2021