VIDEO/ A jeni të sigurt që janë në Kategorinë e Parë? AF Elbasani kthehet me dy goditje të mëdha, edhe një kapiten për ushtrinë e re

A jeni të sigurt që AF Elbasani është në Kategorinë e Parë? Ekipi i Nevil Dede po vazhdon me merkaton e verës si të ishte një ekip Superiore. Dy goditje të mëdha janë zyrtarizuar në ditën e sotme.

Kjo skuadër ka arritur që të firmos me Bruno Telushin dhe Ardit Hoxhajn, duke zyrtarizuar gjithçka. Ajo që bie në sy është edhe kujdesi që ka kjo skuadër për imazhin dhe postimet e tyre në rrjetet sociale. Një vlerë e tillë është e munguar edhe për shumë ekipe të Superiores, teksa kaq me detaje kurohen vetëm te ekipi i Tiranës. “Një kapiten për ushtrinë e re”, ky është përshkrimi për ardhjen e Telushit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *