Bayern Munchen ka arritur të fitojë kundër Dinamo Zagrebit në shifrat 9-2. Gjermanët u treguan edhe njëherë të pamëshirshëm, ndërsa Harry Kane tregoi pas ndeshjes se Vincent Kompany i kishte thënë lojtarëve që të mos tregonin aspak respekt për kundërshtarin dhe të shënonin sa më tepër gola.
Një veçori kjo e gjermanëve, por që nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të Dinamos së Zagrebit. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, ai ka shkuar te Kompany dhe iu ankua për fitoren e thellë dhe të ekzagjeruar, në një moment që ndeshja ishte tërësisht e mbyllur dhe kroatët ishin të dorëzuar. Tekniku i kroatëve ka parë tabelën e rezultatit dhe ia ka treguar kolegut të tij, duke mos e parë aspak të moralshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
— Pluton (@Pluton45873221) September 18, 2024