Guanzhu RF nuk shkoi më shumë se barazimi në sfidën kundër Çongqing Lifan. Ekipi i drejtuar nga serbi, Dragan Stojkoviç, barazoi me rezultatin 1-1 me ekipin që drejtohet nga Xhordi Krujf, i biri i të famshmit Johan Krujf.
Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola, vendasve iu ndodhi një episod i veçantë dhe shumë qesharak në pjesën e dytë. Mbrojtësi Huang Zhengu i Guanzhusë shënoi një autogol të pabesueshëm në minutën e 58-të, duke iu dhuruar miqve avantazhin provizor.
Në përpjekje për të larguar topin, numri 18 ka goditur shokun e tij të skuadrës, i cili ndodhej shumë afër tij dhe topi përfundoi në rrjetë. Megjithatë, vendasit reaguan dhe barazuan pas dhjetë minutash me anë të Xiao Zhi, i cili shmangu humbjen e skuadrës dhe lehtësoi sadopak shokun e tij të pafat, Huang Zhengu.