VIDEO/ A e dini? Haland lëshon gazra sa herë i afrohen rivalët, kjo “skemë” nuk i funksionoi me Rudiger

Erling Haaland mbërriti në stadiumin Santiago Bernabeu me 51 gola të shënuar dhe u neutralizua plotësisht në fushë nga njeriu që Real Madridi solli për 0 euro.

Haaland ishte shpresa kryesore e qytetarëve, por mbrojtja e Realit e drejtuar nga Antonio Rudiger e mbrojti mirë dhe e bëri të padukshëm në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Rudger ishte vazhdimisht pas Haaland, duke i prekur shpinën me kokë, duke u përkulur dhe duke kërkuar një lloj kontakti sikur donte t’i thoshte norvegjezit se nuk do t’i jepte qetësi.

Kjo taktikë ishte më se efektive pasi rekordmeni i Premier League preku topin vetëm 21 herë, madje tetë prekje më pak se portieri i Cityt, Ederson.

Haaland përdor taktika të ndryshme në vetëmbrojtje, madje duke lëshuar edhe gazra që rivalët ta lënë më të lirë.

Në ndeshjen çerekfinale ndaj Bayernit, kjo skemë rezultoi e suksesshme, këtë e ka konfirmuar edhe mesfushori i bavarezëve, Leon Goretzka.

“Haland nuk ka respekt as për kundërshtarin, as për futbollin. Lëshonte gazra sa herë i afroheshim. E bëri më shumë se një herë”, tha Goretzka. Megjithatë Rudiger as që i interesonte, ai kishte vetëm një detyrë në Bernabeu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *