VIDEO/ 920 kilometra…dashuri, Guerrils fituan edhe në Slloveni!

Pasuria më e madhe një klubi futbolli janë tifozët dhe ky tashmë është një fakt i pamohueshëm. Pa tifozerinë, thirrjet e tyre dhe duartrokitjet, sigurisht, ky sport i mrekullueshëm do të bëhej tepër i mërzitshëm dhe, madje, si të shohësh një film në kinema, i vetëm dhe pa asnjë person tjetër… Emocione zero dhe asnjë inkurajim për të përjetuar momentin…

https://www.facebook.com/prossimafermatamarakana/videos/1869942446640532/

Dhe, nëse Partizani në fushë ende nuk bind dhe i ka dhënë lamtumirën Europës, në tribunën e stadiumit “Stadion Ljudski vrt”, Ultras Guerrils, zemra e tifozerisë së kuqe, kanë dhuruar spektakël, duke oshëtirë në një stadium të mbushur me sllovenë…

L'immagine può contenere: una o più persone e spazio all'aperto

Plot 920 kilometra të përshkruara dhe një tjetër “luftë” e fituar prej tyre… Kujtojmë që përpara dy vitesh, ata udhëtuan deri në Sllovaki, për sfidën ndaj Slovan Bratislavës, duke përshkruar thuajse 1300 kilometra dhe ndeshja u anulua, pas dënimit të Skënderbeut, teksa Partizani kaloi në turin e dytë kualifikues të Champions League, ndaj Ferencvaroshit, duke u kualifikuar në të tretin.

Risultati immagini per salzburg ultras guerrils

Madje, edhe në Salcburg, tifozët e kuq ishin të pranishëm… Kilometrat? 1200! Por, për ata pak rëndësi ka distanca. Fundja, edhe në Groenlandë do ta ndiqnin Partizanin!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *